SOECZ

Dhimbje e madhe! Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur shqiptar, dyshohet se…

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori dhe regjisori i mirënjohur shkodran, Edmond Mëhilli.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të mirënjohur të teatrit “Migjeni”, Edmond Mhilli!

Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe komunitetin e artistëve. Homazhet zhvillohen nesër,

me datë 10 Janar nga ora 09-12, në hollin e teatrit “ Migjeni””, shkruhet në një reagim zyrtar të Teatrit Migjeni.

Regjisor i Teatrit “Migjeni , ka lindur në Shkodër me 23 gusht 1947. Në vitin 1970,

mbaroi Institutin e Lartë të Arteve. Në periudhën kohore 1970-1974, punoi si regjisor në Pukë dhe më pas për 15 vite në Estradën e Shkodrës nga 1974-1989.

Po ashtu punoi në Radio Shkodra, në Shtëpinë e Kulturës së rrethit të Shkodrës. Pas vitit 2003 edhe në Teatrin “Migjeni”.

Ai u dallua si regjisor për shijen e mirë, futjen gjerazi në repertorin e Estradës së Shkodrës të skeçit të gjatë dhe të komedisë me një akt, po ashtu në konceptet e tij regjisoriale ra në sy puna e vëmendshme me fjalën, me gjestin, trajtimi me mjete realiste i situatave komike, këmbëngulja për vërtetësinë e karaktereve, si dhe një mizanskenë përgjithësisht “e mbledhur”, pa lëvizje të tepërta.

Seria e shfaqjeve të tij me titull “Ditë buzëqeshjesh” në vitet 1983-1984 fiton Çmimin e Parë, ndërsa një sezon më pas në atë 1985-1986 vlerësohet si më të mirat në takimet e humorit në mes estradave profesioniste të zhvilluara në qytetin e Shkodrës.

Regjisori shkodran ka shkruar edhe disa pjesë skenike, ku spikat drama “Një histori e thjeshtë”.

Në mes shumë shfaqjeve që mbajnë regjisurën e tij është edhe ajo pas viteve 2000, “Ylli i mëngjesit”.

 

×