SOECZ

Zl në familjen e deputetit/ E trishtë! Agron Shehaj humb njeriun më të dashur

Agron Shehaj humb njeriun e shtepise.

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare babai i kryetarit të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.

Siri Shehaj u nda nga jeta pranë familjarëve të tij në Itali, ndërsa së fundmi po vuante nga një sëmundje e rëndë.

Gjithçka u mor vesh mbrëmjen e djeshme kur Agron Shehaj duhet të ishte i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, por moderatori dha lajmin e trishtë duke i shprehur ngushëllime familjes Shehaj.

Kujtojmë që gyshi i Agron Shehajt ka vdekur në burgun e Burrelit si i burgosur politik, duke lënë Siriun më moshë fare të vogël. Ai u rrit në Vlorë ku edhe krijoi familje.

Siriu, në mars të vitit 1991 u largua nga Shqipëria me Agronin e vogël (foto e të cilit ka bërë xhiron e medias) drejt Italisë me një anije nga Himara. Prej andej, marrëdhëniet e Siri Shehajt me Shqipërinë, kanë qenë të kohëpaskohshme.

×