SOECZ

Cfarë po ndodh kështu në BBVA? Pas Stinës, një tjetër banore e shumë pëlqyer kërkon të lërë shtëpinë

Prime-n e së shtunës, Stine vendosi që të linte përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”

Që në nisje të spektaklit, këngëtari u shpreh se nuk ka më asnjë arsye që të qëndrojë në garë dhe se ka vendosur të largohet.

Ditën e sotme një tjetër banore u shpreh se mund të lërë garën përfundimisht nesër. Është fjala për Brikenën, e cila gjatë një bisede me Ilirin u përlot.

Kur Iliri i tha se nuk është në nominim, Brikena tha se mund të dalë vetë.

Banori i bëri shumë komplimente asaj dhe i dha shumë arsye se pse nuk duhet të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga biseda:

Iliri: Nëse nuk do ishe e preferuar, nëse do ishe në nominim, po ty të do publiku

Brikena: Nuk e di

Iliri: Një paradë do ti, një të shkundësh këtu dhe aty, kaq, je Miss Kosova, kaq kanë për ëndërr.

Rrinë e ndjekin është apo jo Briki.

Ti i ke mendtë? Po për Zotin. E marr trurin e hedh jashtë, e kur ngrihesh ti që je në kanalin 1 dhe ikën, thonë ata o mos iku.

Rrinë e shohin Big-un vetëm se je ti

Brikena: Jo, ça me më parë mua

Iliri: Nuk më beson?

Brikena: Jo

Iliri: Po më beso, je e preferuara e publikut.

×