Ilir Vrenozi ka marrë vendimin që të lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Iliri, i cili që pas përfundimit të Prime-t të mbrëmjes së djeshme ndodhej në akuarium, takoi dy banorët e rinj, Artani dhe Aleksandra si dhe tre të nominuarit, Greta, Angelo dhe Keijsi.
Më pas, Vrenozi kaloi dhe nga pjesa tjetër e shtëpisë për të takuar banorët e tjerë.

Iliri u tha banorëve se po dilte për shkaqe shëndetësore dhe e kishte të pamundur qëndrimin aty. Me lot në sy, Vrenozi lë shtëpinë e BBVip, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.
“Nuk e përballoj dot jam i sëmurë”, i tha ai Stenaldos, teksa kanë shpërthyer të dy në lot duke u përshëndetur.
View this post on Instagram





