SOECZ

“Të dielën tensioni arrin kulmin”, Parashikimi i Horoskopit sipas Meri Gjinit: Momente të papritura vijnë për këto 2 shenja

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Kjo fundjavë ka një tendencë për të nxjerrë anën e errët të emocioneve. Kujdes si do shpreheni në familje.

Të dielën, hyrja e Saturnit me Uranin arrin maksimumin. Është hyrje e vështirë. Ka një tensionim.

Nëse keni shqetësime me çështjet e shëndetit, do jeni të detyruar të merreni me to. Nëse keni frikëra, duhet t’i përballoni.

Nëse të dielën nisin shqetësime, ato do të zgjasin gjatë.

Dashi
Ka tendencën për të mbyllur tranzitet e veta: çfarë ka nisur kërkon ta piketojë. Nëse është nisur për diku, do të shkojë; nëse ka diçka që duhet ta lërë pas, do ta lërë. Marsi me Mërkurin në familje të katërt është shumë i mirë për të marrë përfundimin e një ujdie.

Demi
Venusi në fundjavë mbi Pluton te Ujorët është një hyrje jo shumë komode për demat e lindur në 3 ditëshin e parë të shenjës. Kujdes në raportet personale dhe familjare. Për të tjerët, ky Mars qartëson atë që gjatë 2025 e ka patur të paqartë mbi ecurinë profesionale. Nuk përjashtohet mundësia e një ujdie shumë të mirë.

Binjakët
Venusi me Plutonin në fundjavë te Ujorët bën që të kenë një tendencë të fortë për të marrë në kontroll emocionet. Qartësimet emocionale mos i kërkoni me laps e letër, por jini të ngrohtë dhe tolerant, sepse fundjava mund t’ju kthejë ndryshe situatën. Mbroni veten nga virozat e kohës.

Gaforrja
Njerëzit me të cilët bashkëveproni janë të ngurtë në pozicionimet e tyre. Është shumë e vështirë që të diskutoni dhe të bëni kompromise me ata që keni përballë. Diskutimet lini për javën e ardhshme, pasi nuk do të keni hapësirë për tolerancë nga personat përballë. Nëse keni pagesa, do t’i mbyllni me sukses.

Luani
Këtë fundjavë vareni nga të tjerët. Varet çfarë dëgjoni apo çfarë do ju kërkojnë, dhe kjo do të ngjyrosë këto ditë të fundit të javës. Të lindurit në qendër të shenjës janë të favorizuar. Mërkuri me Marsin, agjenda profesionale shkon siç e prisni.

Virgjëresha
Njerëzit që keni përballë do të vendosin humorin tuaj këtë fundjavë. Bëhet fjalë për persona më të mëdhenj; mund të kenë nevojë për ju, prindërit apo më të mëdhenjtë e shtëpisë. Venusi në hyrje të drejtë me Plutonin te Ujorët bën që të keni një zgjidhje ekonomike apo një informacion që do t’ju bëjë të merrni në kontroll ekonominë.

Peshorja
Venusi te Ujorët ju shkon shumë. Mund të shpërndani lehtësisht idetë dhe kreativitetin tuaj. Është momenti juaj për të marrë vëmendjen për mirë, në maksimumin e saj, kryesisht ata që merren me punë që shpërndajnë informacion dhe ide. Mërkuri mbi Mars nxjerr në pah detyrimet e shtëpisë, që ju bën të jeni më të ngritur.

Akrepi
Mars-Mërkuri te Bricjapi ju favorizon shumë për çështje praktike dhe pune. Nuk do të thotë që fati ju ndihmon nga hiçi, por ndihmon ata që e organizojnë mirë agjendën. Kush punon do të shpërblehet; kush vendos në agjendë çfarë duhet zgjidhur, do të mbyllë hallet e veta. Venusi te Ujorët me Plutonin, mos u impono në raportin në çift dhe familje, pasi keni tendencën për ta tepruar.

Shigjetari
Faktori i të papriturës do të jetë prezent, me kujdes në lëvizje deri në datën 16 shkurt. Marsi me Mërkurin sjell një ujdi me bashkëpunëtorët dhe njerëzit që keni afër. Sot dhe nesër do t’ju bëjë që të keni një ujdi dhe dakordësi për një vendim të rëndësishëm për aspektin e punës.

Bricjapi
Këtë Mars e keni të tuajin, deri në 23 janar. Sot edhe nesër janë ditë shumë të mira për të lindurit në qendër të shenjës. Rregullimet e agjendës do të ishte mirë t’i vendosni sot: intervista apo takime pune. Venusi te Plutoni nis me një sforcim apo ftohtësi. Kujdes me shpenzimet.

Ujori
Në datën 17 prisni Venusin në hyrje të drejtëpërdrejtë me Plutonin. Detyrimet ekonomike dhe pagesat janë ato që mund t’ju stresojnë, por do të ketë zgjidhje shumë të mira në vazhdim. Mbyllet një periudhë: çfarë u sqarua, u sqarua dhe mbeti pas.

Peshqit
Saturnin e keni të vetin, faktori i të papriturës do të arrijë maksimumin të dielën. Peshqit e kanë të gjithë mundësinë që të ruajnë ëndrrat e bukura dhe pozitive gjatë kësaj jave. Venusi është përmbyllës me raportet personale.

×