Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Fushë-Krujë, ku një 34-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë.
Sipas raportimit të bërë nga blutë, e reja është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka arritur të mbijetojë.
Ende nuk dihen arsyet që e kanë ndikuar 34-vjeçaren të marrë një vendim të tillë dhe as identiteti i saj nuk është bërë i ditur.
Ndërkohë materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë Tiranë për veprime të mëtejshme.





