Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Bajram Curri-Qafë Morinë, ku ka humbur jetën një person.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në vendin e quajtur Kasaj.
Automjeti që drejtohej nga shtetasi I. K., 34 vjeç, banues në Tropojë, i cili po udhëtonte së bashku me shtetasin R. D., 38 vjeç, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ndërsa pasagjeri është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





