Policia e Durrësit ka marrë nën hetim një mjek në Spitalin Rajonal të Durrësit,
pasi e ka kallëzuar një grua, e cila pretendon se foshnja e saj ka humbur jetën pak orë pas lindjes për shkak të neglizhencës mjekësore.
Ajo pretendon se në datë 19 shkurt 2026 ka lindur foshnjën në maternitetin e spitalit, por pak orë më vonë fëmija ka humbur jetën.
Gruaja ka hedhur akuza ndaj mjekut për neglizhencë, e cila sipas saj çoi në humbjen e fëmijës së saj.
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar përgjegjësinë e mjekut në këtë rast.





