Ngjarja e fundit që ka ndodhur në Itali është vërtetë shokuese, ndërsa ka tronditur Evropën jo vetëm në spektrin sportiv. Lojtari me origjinë shqiptare Riccardo Merkuri, pjesë e ekipit ASD Montemilone Pollenza, i dha fund jetës në moshën 20-vjeçare.
Siç kemi bërë me dije dhe më herët Merkuri po darkonte me nënën e tij 53-vjeçare Albana Kastrioti, ndërsa babai dhe i vëllai ishin jashtë. Duket se një sherr i çastit bëri që kjo darkë të kthehej në tragjedi.
Fqinjët raportuan për ulërima, ndërsa njoftuan menjëherë policinë. Në banjën e familjes në fjalë u gjet gruaja pa ndjenja, e mbuluar me gjak. Pas kësaj “skene”, 20-vjeçari i tmerruar, u largua drejt Civitanova Marche.
Ai u hodh në det, e ku pasi doli për herë të parë, u zhyt sërish, por nuk doli më i gjallë prej aty. Pas 38 orësh kërkim nga polumbarët, u gjend trupi i pajetë. Shkaku i vdekjes kishte të bënte me hipoterminë dhe mbytjen.

Kjo ngjarje ka marrë vëmendjen e mediave të huaja, të cilët kanë shkruar për aktin ekstrem të së riut shqitpar, i cili i dha fund jetës pasi mendoi se kishte vrarë nënën e tij. Kjo e fundit aktualisht ndodhet në spital, në gjendje kome, teksa pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.





