SOECZ

TRAGJIKE NE TIRANE! Vetëhidhen nga pallati tre persona, dy v*ktima dhe një i pIagosur

Të dhëna tronditëse vijnë nga Tirana ku vetëm orët e fundit u regjistruan 3 raste tentativash për vetëvrasje, të gjitha të realizuara përmes vetëhedhjes nga lartësia, me pasojë vdekjen e dy prej tyre.

Mes personave të përfshirë në këto ngjarje të dhimbshme është një djalë i ri dhe dy burra të moshuar, raporton noa.al.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë tha sot se në rrugën “Dritan Hoxha”, shtetasi F. J., 79 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e banesës së tij. Për pasojë, ai ka humbur jetën. Arsyet e aktit fatal nuk janë të qarta dhe policia nuk flet për shkaqe mendore.

Në bulevardin “Gjergj Fishta”, në sheshpushimin e një pallati, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. S., 39 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ai është vetëhedhur nga lartësia.

Burri në moshë të re ka humbur kështu jetën në mënyrë të dhimbshme dhe vetëm më pas është zbuluar i vdekur. Edhe për këtë rast policia nuk evidenton që i ndjeri të ketë pasur probleme mendore. Gjithashtu duket se arsyet e vetëvrasjes i ka marrë me vete.

Në rrugën “Naim Frashëri”, shtetasi A. N., 87 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i parë i banesës. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve pasi mori plagë serioze. Arsyet dhe rrethanat e vendimit të finalizuan janë të paqarta.

Ndërkohë, shtetasja F. T. kallëzoi se ka humbur kontaktet me motrën e saj, shtetasen K. Gj., 81 vjeçe. Policia tha se po punohet për gjetjen e saj.

Autoritetet policore thonë se në të katër këto raste, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /noa.al

×