Një lajm i trishtë është mësuar ditën e sotme pasi është ndarë nga jeta infermieri 39-vjeçar Erald Samarxhi.
Lajmi është konfirmuar nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, të cilët përmes një postimi të bërë në faqen e tyre zyrtare në Facebook bënë publike ndarjen nga jeta të kolegut të tyre.
Samarxhi do të kujtohet si një person i cili dha kontributin e tij në spitalin e infektivit QSUT, ku punoi me integritet dhe përkushtim maksimal ndaj pacientëve.

Një djalë shembullor dhe mjaft punëtor, i cili në periudhën e pandemisë punoi pa ndërprerje për të shpëtuar jetën e personave të prekur nga covid-19.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime të afërmëve të Erald Samarxhit.





