SOECZ

Nje ndryshim i madh do te afrohet si…/ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

♈️ Dashi
Hena ne Gaforre ju prek aty ku jeni me te pambrojtur. Shtepia dhe familja behen fushe emocionesh te forta, ndersa Merkuri i kundert leviz fijet pas shpine ne pune. Dikush flet, dikush hesht, por asgje nuk mbetet e fshehte per shume gjate.

♉️ Demi
Nje udhetim qe dukej i sigurt fillon te lekundet. Merkuri i kundert ne Peshk ju ngadaleson per nje arsye karmike. Ajo qe shtyhet sot mund te ndryshoje krejt destinacionin tuaj.

♊️ Binjaket
Karriera hyn ne terren te rreshqitshem. Fjalet peshojne me shume se zakonisht dhe nje figure autoriteti ju sheh me sy tjeter. E kaluara familjare prek vendimet tuaja aktuale.

♋️ Gaforrja
Hena ne shenjen tuaj ju ben magnetike, por edhe te paparashikueshem. Nje fillim i ri kerkon nje sakrifice ne jeten intime. Drita qe ndizni hedh hije diku tjeter.

♌️ Luani
Nje zhbllokim psikologjik ju cliron, por nxjerr ne siperfaqe frikera te fshehura. Paraja dhe pushteti behen pike e ndjeshme. Dikush teston kufijte tuaj.

♍️ Virgjeresha
Planet duken perfekte ne leter por njerezit rreth jush fillojne te lekunden. Ne cift zbulohet nje e vertete qe ka pritur momentin e saj.

♎️ Peshorja
Nje ndryshim i madh profesional afrohet si stuhi e heshtur. Bllokimi aktual nuk eshte rastesi, por shtytje drejt nje zgjedhjeje qe nuk e shtyni dot me.

♏️ Akrepi
E kaluara sentimentale zgjohet me intensitet. Hena ne Gaforre ju hap nje dere qe ju tundon ta kaloni, edhe pse e dini se asgje nuk do mbetet njesoj.

♐️ Shigjetari
Te ardhurat rriten, por edhe detyrimet shtrengohen. Ne familje kerkohet vendim i forte. Nje lidhje ose bashkejetese hyn ne prove serioze.

♑️ Bricjapi
Partneritetet cahen aty ku dukeshin te forta. Keqkuptimet nuk jane te pafajshme. Dikush pret reagimin tuaj per te zbuluar lojen e tij.

♒️ Ujori
Financat kerkojne kontroll te ftohte. Nje fillim i ri pune vjen me sfida te padukshme. Gabimet e vjetra kerkojne shlyerje.

♓️ Peshqit
Merkuri i kundert ne shenjen tuaj rikthen nje person ose nje ceshtje te lene pezull. Ne dashuri ndjehet nje clirim i ri qe ndryshon energjine tuaj.

×