SOECZ

Fitoi ‘BBVK4’, Londrimi reagon për herë të parë në rrjetet sociale

Mbrëmja e djeshme ka shënuar finalen e madhe të “Big Brother VIP Kosova”, një spektakël i përmbyllur me emocione të forta dhe shpalljen e fituesit të edicionit të katërt.

Pas një rrugëtimi të gjatë dhe plot dinamika, Londrim Mekaj është shpallur fituesi i këtij sezoni. Ai ka arritur të rrëmbejë çmimin e madh prej 150 mijë eurosh, duke lënë pas konkurrentët e tjerë në garën finale. Momenti i shpalljes u shoqërua me ovacione dhe falënderime nga ana e Londrimit për mbështetjen e publikut.

Megjithatë, vëmendjen e rrjetit e ka marrë reagimi i tij i parë pas daljes nga shtëpia. Vetëm pak orë pas triumfit, Londrimi ka ndarë një imazh në rrjetet sociale me një mbishkrim që është shpërndarë me shpejtësi: “Qeshtu doket njeri me 150k n’xhep”.

Kujtojmë se kjo finale nuk kaloi pa tensione, pasi banori tjetër, Ludo Lee, shfaqi një reagim të pakëndshëm duke u larguar me nervozizëm nga skena pasi u rendit në vendin e tretë.

Me shpalljen e Londrimit fitues, “Big Brother VIP Kosova” mbyll kështu një tjetër kapitull të suksesshëm televiziv.

×