Puthja e papritur që Gimbo i “rrëmbeu” Selinës në dhomën e gjumit krijoi një situatë të tensionuar fillimisht, por dyshja ka arritur të sqarohet me qetësi vetëm pak momente më vonë.
Pas reagimit të ashpër të Selinës, e cila fillimisht e largoi dhe u ngrit nga shtrati, Gimbo është shfaqur i penduar.
Ai është shprehur se ndoshta u nxitua dhe i vjen keq për mënyrën se si veproi duke e vënë atë në siklet.
Nga ana tjetër, Selin është treguar mirëkuptuese pas reflektimit të tij. Ajo i ka kërkuar Gimbos të mos ndihet i penduar për atë që ndodhi, duke bërë një sqarim të rëndësishëm për ndjesitë e saj.
“Nuk më bëre të ndihem keq, thjesht u acarova… Për mua do të ishte më mirë që puthja të vinte në mënyrë organike nga të dy,” – mësohet t’i ketë thënë banorja, duke lënë të kuptohet se është e hapur për romancë, por me ritme më të natyrshme.
Biseda sqaruese është mbyllur me nota të ngrohta, ku Selin e ka përqafuar Gimbon, duke sinjalizuar paqen dhe vazhdimësinë e afrimitetit mes tyre.





