SOECZ

Aksident tragjik me vd*kje! Makina përplaset me kamionin, 6 persona thuhet se…

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në Itali në rrugën 410 në Naro, në provincën e Agrigentos.

Nga aksidenti ka ndërruar jetë një person. Viktima mësohet se është me origjinë nga Shqipëria ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.

Përplasja mësohet se ndodhi pranë kthesës për në Agrigento. Një makinë dhe një kamion që transportonte fruta u përfshinë në aksidentin fatal duke lënë edhe 6 të plagosur.

Autoriteti Kombëtar Italian i Rrugëve urdhëroi mbylljen e rrugës në të dyja drejtimet ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

 

×