SOECZ

Aksidenti i frikshëm u pret jetën në mes dy të rinjëve! Mbyllin sytë përgjithmonë 27 dhe 21 vjecari (Detaje)

Një lajm i trishtë ka tronditur qytetin e Mitrovicës dhe mbarë Kosovën këtë fundjavë. Dy të rinj mitrovicas, Fidan Peci, 27 vjeç dhe Ardian Avdyli, 21 vjeç, kanë humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë rrugor që ndodhi në Itali, të premten më 27 shkurt.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe bashkëqytetarët e tyre, të cilët i kanë kujtuar të rinjtë si djem punëtorë që kishin marrë rrugët e mërgimit për një të ardhme më të mirë.

Reagon Kryetari i Mitrovicës
Lidhur me këtë tragjedi ka reaguar me një mesazh prekës edhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, i cili u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve Peci dhe Avdyli.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të dy të rinjve mitrovicas, Fidan Peci dhe Ardian Avdyli. Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Mitrovicës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, miqve dhe të gjithë atyre që i njohën,” ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Kryetari Peci ka theksuar se humbja e jetëve kaq të reja është një goditje e rëndë jo vetëm për familjet, por për mbarë qytetin. “Në këto momente të rënda, jemi pranë jush me mendje dhe zemër, duke ndarë dhimbjen dhe lutjet tona për shpirtin e tyre,” përfundon mesazhi i tij.

Dhimbje në Mitrovicë dhe Kosovë
Lajmi për vdekjen e Fidanit dhe Ardianit është shpërndarë me shpejtësi, duke ngjallur reagime të shumta solidariteti. Mitrovica sot është në zi për dy bijtë e saj, të cilëve ëndrrat iu prenë në mes në një rrugë të largët në Itali.

Ende nuk janë bërë të dita detajet e plota të aksidentit apo procedurat për riatdhesimin e trupave të pajetë, ndërsa pritet që familjarët të njoftojnë për ceremoninë e varrimit.

×