SOECZ

Gruaja e Mirit hyn sonte në BBVip 5? Postimi saj që mori gjithë vëmendjen

Pas ngjarjeve të fundit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, ku Miri ka qenë protagonisti i disa situatave që trazuan ujërat brenda shtëpisë, rrjetet sociale u mbushën me spekulime për një surprizë të mundshme.

Shumë ndjekës aluduan se bashkëshortja e banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri mund të shfaqej sonte në spektakël për t’i dhënë mbështetje, duke zgjuar kuriozitetin e fansave.

Megjithatë, të gjitha këto dyshime u rrëzuan nga vetë bashkëshortja e Mirit përmes një postimi në “Instagram”. Ajo publikoi një fotografi nga ambienti i saj i punës në Gjermani, duke treguar qartë se angazhimet profesionale vazhdojnë si zakonisht dhe nuk ka plane për të qenë e pranishme në Prime.

Në mbishkrimin e fotos, ajo u drejtua direkt ndjekësve që prisnin ta shihnin atë në ekran.

“Për të gjithë që mendojnë që jam në Prime sot… Më vjen keq por jam në punë!”, shkroi ajo, duke konfirmuar zyrtarisht mungesën e saj në spektakël.

Megjithatë të gjithë janë në pritje të momentit kur bashkëshortja e Mirit do të shfaqet për një surprizë në ambientet e shtëpisë, pas vizitës që vajza e tij i bëri pak javë më parë.

×