SOECZ

Merr fund pritja! Arbana moderatore, ish fituesi i BBVA kryeplak, opinioniste…Ferma Vip pritet të thyej REKORDIN?

Ferma Vip është afër dhe së fundmi po qarkullojnë detajet e këtij reality show që këtë vit do të vijë në drejtimin e Arbana Osmanit.

Thuhet se reality show do të nisë javën e ardhshme në ekranin e Vizion Plus. Arbana ka qëndruar vetë në krye të të gjitha punëve, duke nisur nga ambienti, përzgjedhja e konkurrentëve dhe stafi.

Ambienti do të vijë tërësisht ndryshe ku për herë të parë ferma do të ketë edhe pishinë. Për të ardhur te konkurrentët dalëngadalë po zbulohen edhe emrat, mes të cilëve kanë qarkulluar personazhe të ndryshme si Zhaku, Romir Zalla, Aleskandër Gjoka, Jonida Maliqi, Gjergj Kaçinari, si dhe Mimoza Ahmeti.

Një emër që po përflitet për karrigen e opinionistes është Einxhel Shkira, ndërsa zërat per kete rol të ri të saj u shtuan edhe më shumë pas promos së episodit të ri të “Mirembrema Yje”.

E ftuar do jetë Einxhel, e shoqëruar nga Dagz, ndërsa duket se nuk kanë munguar edhe komentet për spektaklin Big Brother Vip Albania, shkruan Vio Magazine.

Për t’u ndalur te kritikat ndaj BBVA, një emër i lakuar në rrjet 72 orët e fundit ishte edhe ai i Ilir Shaqirit, sipas Vip Magazine. Iliri nuk i kurseu kritikat për produksionin e Big Brother VIP, duke nënkuptuar se nuk i dinë rregullat e këtij formati.

Mesa duket jo rastësisht pasi lart e poshtë thuhet se ai do të ketë rolin e kryeplakut në sezonin e ri të “Ferma Vip”.

Megjithatë pritet nisja e spektaklit apo konfirmimi nga vete produksioni për t’i dhënë formën përfundimtare ekipit të ri të “Ferma Vip”.

 

 

 

×