SOECZ

Gimbo u martua në BBVA, Gjesti bënë REAGIMIN E FORTE dhe që nuk pritej!

Dasma e improvizuar mes Selin Bollatit dhe DJ Gimbos në “Big Brother VIP”

ka krijuar një atmosferë festive jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe në rrjet,

duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara, sidomos pasi dyshja ka shprehur hapur ndjenjat për njëri-tjetrin.

Vëmendjen më të madhe mes reagimeve e ka marrë ai i këngëtarit Gjesti, i cili njihet për miqësinë e ngushtë me Gimbon, duke qenë se ky i fundit është DJ i tij i pandashëm në koncerte.

Përmes një komenti në profilin e Instagramit të Gimbos, Gjesti ka treguar mbështetjen e tij duke premtuar një festë akoma më të madhe jashtë.

“Urimeeeeeee urimeeee, kur del jasht e kallim qysh duhet Dasmen puqi,” – ka shkruar ai.

×