SOECZ

Ngjarje e tmerrshme! 26-vjeçarja gjendet e vd*kur në ditëlindjen e saj

Komuniteti lokal në Mytilene të Greqisë është tronditur nga lajmi tragjik i humbjes së jetës të një gruaje 26-vjeçare, e cila u gjet e vdekur të shtunën në mëngjes.

Siç raporton Aeolos.tv, gruaja kishte dalë me shoqet e saj natën e kaluar dhe nuk u zgjua të nesërmen në mëngjes, në ditëlindjen e saj. Policia dhe mjekët-ligjorë shkuan me nxitim në vendngjarje, ndërsa ekspertiza pritet të hedhë dritë mbi rrethanat e vdekjes së saj.

26-vjeçarja thuhet se u gjet pa ndjenja nga nëna e të dashurit të saj. Sipas të njëjtit burim, gruaja e re ishte me origjinë nga Plomari dhe punonte në një dyqan në ishull. Ajo jetonte në shtëpinë e prindërve të partnerit të saj, me të cilin kishte ëndrra për të ardhmen.

Partneri i saj u largua herët në mëngjes për në punë dhe e telefonoi, pa marrë përgjigje. Më pas i kërkoi nënës së tij të shkonte ta zgjonte, dhe ajo e gjeti pa ndjenja dhe njoftoi menjëherë policinë dhe ambulancën.

Për momentin mundësia e një akti kriminal është përjashtuar, ndërsa gruaja nuk raportohet se po përjetonte ndonjë problem shëndetësor ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të japë më shumë sqarime për rrethanat e vdekjes.

×