Rogerti që pas dasmës traditë të “Big Brother VIP 5” komenton puthjen e Selin dhe Gimbos. Sipas tij, ata bëjnë puthje cepave, si 12-vjeçare.
E jo vetëm kaq, pasi ai i pyet edhe pse nuk flenë në një krevat tani që janë një çift.
Ditën e sotme, teksa po komentonte puthjen e tyre, ai u shpreh se rrezikon divorcin nga gruaja dhe e puth Juelën në cep të buzës si ata të dy.
“Kapa Selin dhe Gimbo duke u puthur cepave të buzës. I thashë edhe cepi këtu të ndjek ty. Do me e puth në cep të buzës për t’u kujtuar cepi.
Dhe ja deklarova. Edhe unë që jam burrë i martuar, rrezikoj divorcin nga grua dhe e puth Juelën në cep të buzës si ata njëri-tjetrin.
Se ato sapo janë martuar. A ka më marre? Ose puthu tamam, ose ke kaluar 3-4 ditë muaj mjalti, ose rrini në terezi tuaj dhe mos na shisni këtë falsitet”, u shpreh banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Kujtojmë se Rogerti nuk ishte i ftuar në dasmën e organizuar të enjten e kaluar. Selin dhe Gimbo i shkruan një letër, ku e ftonin atë që t’a shikonte përmes televizorit.
Banori në fakt u paraqit në ceremoni, ku kundërshtoi dasmën false sipas tij. Por nuk mbaroi me kaq, pasi gjatë festës së dasmës, Rogerti prishi dekorin dhe e mbylli gjithë këtë rrëmujë me hedhjen e tortës në tokë.
View this post on Instagram





