SOECZ

Lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinj! Ja cfarë raportohet

Një tjetër tërmet ka goditur sot Greqinë, duke shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët. Lëkundjet ishin me magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter dhe u regjistruan në orën 13:03 me atë greke, në Thesproti.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 10 kilometra në verilindje të Leptokaryas, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 5 kilometra.

Kujtojmë se mëngjesin e së hënës, në zonë ndodhi një tjetër tërmet, me magnitudë 3.2 ballë të shkallës Rihter.

Ndërsa të dielën, më 8 mars, u regjistruan dy tërmete, me magnitudë 5.3 dhe 3.8 ballë të shkallës Rihter në zonën e janinës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe që çuan në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga autoritetet.

×