SOECZ

Dalin pamjet/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi të zhvilluar ditën e djeshme në Elbasan, ka imituar disa influencues që kanë mbështetur protestat kundër projekteve në Zvërnec.

Pas deklaratave të tij, ka reaguar menjëherë Dea Mishel, e cila i është përgjigjur ashpër kryeministrit.

Ajo ka mbrojtur influencueset, duke i cilësuar si vajza të arsimuara dhe të artikuluara, ndërsa ka kritikuar Ramën për deputeten Zegjine Çaushi që e ka në parlament.

“Mos bëj ironi me ne, kur ti ke futur në kabinet Zeqinenë, e cila nuk di të numërojë, nuk di të shkruajë shqip pa gabime, nuk di as të përdorë ChatGPT për ta nxjerrë veten nga lluca e saj, sepse nuk di as t’ia thotë emrin,” shprehet Dea në reagim.

Por debati ka marrë një tjetër kthesë në rrjetet sociale, ku deputetja i ka shkruar në privat Deas, duke i nisur foto nga Big Brother kur ajo ka qenë pjesë e formatit.

Përveç fotove të nisur Çaushi dhe e ka ofenduar Dean, duke i shkruar: “Të bësh ironi ti shëmtirë, është fundi i botës”.