SOECZ

Rrebeshet e shiut mbaruan, ja cfarë do ndodh me motin këtë javë!

Korriku po përfundon me një valë të nxehti afrikan, që do të fillojë të ndjehet në vend që në ditët e fundit të tij.

Pjesa më e madhe e sinoptikanëve parashikojnë një rritje të dukshme të temperaturave, veçanërisht në disa zona, ku termometri mund të kalojë 40 gradë Celsius.

Po ashtu, edhe fillimi i gushtit duket se do të sjellë temperatura ekstremisht të larta, me shifra që pritet të tejkalojnë 42 gradë Celsius. Këto kushte klimaterike do të ndikojnë në ambientin e përditshëm të qytetarëve.

Për këtë arsye, autoritetet iu bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, sidomos gjatë orëve kur temperaturat arrijnë kulmin.

Shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve janë disa nga rekomandimet për të kaluar këtë periudhë të nxehtë sa më lehtë.