Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Kamenicë të Korçës ku një makinë ka përplasur për vdekje një të mitur.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se fëmija ishte i shoqëruar nga nëna e tij, kur papritmas një makinë e ka marrë përpara duke i marrë jetën.
Mësohet se fëmija që humbi jetën është rreth moshës 10 vjeç.
Fillimisht u tha se, pas aksdientit të rëndë i mituri ishte në luftë me jetën në spitalin e Korçës. Fatkeqësisht 10-vjeçari nuk ka arritur t'u mbijetojë plagëve të marra.
Autoritetet ndodhen në në vendgjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.
Pritet të dalin detaje të reja në vijm.





