SOECZ

Tjetër tragjedi në vend! Aksidenti i rëndë i merr jetën të riut në lule të moshës (Detaje)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në autostradën Fier-Lushnjë, pranë fshatit Vajkan, ku ka humbur jetën një 34-vjeçar.

Më sohet se i riu Armando Selmanllari i riu po udhëtonte me motor në drejtim të Lushnjës, kur dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në bordurat anësote.

Edhe pse në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe autoambulanca, por 34-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi paraprak i policisë:

Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi A. S., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, 34-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.