SOECZ

Stuhia s’ka mbaruar! Meteorologia: I gjithë territori i rrezikuar

Një stuhi e fuqishme përfshiu zonat jugore të Shqipërisë gjatë mbrëmjes së 21 korrikut,

duke shkaktuar lëndime dhe dëme të mëdha, sidomos në qytetet bregdetare. Tani, vendi ynë do të përballë sërish me stuhi afatshkurtra.

Ky paralajmërim vjen nga meteorologia Tanja Porja, e cila ka ndarë informacion mbi parashikimet atmosferike për ditët e ardhshme.

Sipas Porjës, këto stuhira do të ndikojnë pothuajse në gjithë territorin e Shqipërisë, me zona më të rrezikuara që përfshijnë ato qendrore dhe juglindore.

„Sot mund të kemi ndonjë fenomen të vogël në Shqipëri. Të premten priten stuhira afatshkurtra

në shumicën e territorit shqiptar. Askush nuk mund ta parashikojë saktësisht, pasi ato janë celula

që krijohen dhe vendosen përmbi një lokalitet specifik, duke prodhuar aty maksimumin e aktivitetit të tyre.

E gjithë Shqipëria përballet me këto stuhira. Zonat që dëshmojnë rrezik janë ato qëndrore, Lindja,

Juglindja, si dhe Fushë-Kruja, Tiranë, Durrës, Elbasan, një pjesë e Librazhdit, Pogradec, Korçë, Ersekë dhe Devoll.

Përmetin dhe Gjirokastrën gjithashtu duhet t’i shtojmë në këtë listë. I gjithë territori është i ekspozuar.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se këto janë stuhira afatshkurtra, të cilat brenda 20-40 minutash mund të sjellin sasi të mëdha shiu dhe erëra të fuqishme.”, theksoi meteorologia.