SOECZ

Thellohet tragjedia! Tjetër v*ktimë nga moti i keq në vend, policia gjenë të mb*tyr…

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Sarandë, ku një peshkatar është gjetur pa shenja jete nga ana e policisë. Bëhet me dije se 61-vjeçari Mihal Zoi u gjet i mbytur pranë "Tre Ishujve" në Ksamil.

Dyshohet se Zoi ka humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka përfshirë jugun e vendit gjatë 24-orëve të fundit, ndërsa nuk përjashtohet as pista që 61-vjeçari t’i ketë dhënë fund jetës.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë stuhisë, ndërsa Policia ka gjetur edhe mjetin lundrues të viktimës, i cili është fundosur. Po ashtu bëhet me dije se Zoi ishte i divorcuar dhe fëmijët i ka në Greqi, ndërsa ai nuk rezulton të ketë familjarë të tjerë në Shqipëri.

Pas humbjes së jetës së elektricistit Bashkim Boçi, duket se moti i keq që përfshiu për disa orë jugun e Shqipërisë, ka shkaktuar edhe një tjetër viktimë.