Mëngjesi i sotëm ka sjellë një shqetësim të vërtetë për fituesen e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, Selin Bollati. Nëpërmjet rrjeteve të saj sociale, ajo ka bërë të ditur zhdukjen e kafshës së saj besnike, qenit të quajtur Willy, i cili ka dalë nga banesa.
Duke përjetuar një gjendje të rënduar emocionale, Selin është drejtuar te ndjekësit e saj me një kërkesë urgjente për mbështetje, duke shpresuar që ta lokalizojë mikun e saj katërkëmbësh sa më shpejt të jetë e mundur.
“Dita nisi me lajme jo shumë të mira.

Willy është larguar nga shtëpia! Ju lutem kush e shikon të më shkruaj, ka një pullë ngjyrë kafe të lehtë në fund të shpinës e cila e bën lehtësisht të identifikueshëm. Ndihmë!”, ka shkruar ajo në Instagram.
Për t’ua bërë më të lehtë njohjen e qenushit, ajo ka publikuar një sërë fotosh të tij, duke shprehur dëshirën që dikush nga publiku ta identifikojë dhe ta ndihmojë të kthehet në shtëpi sa më shpejt.
I urojmë Selinit që ky problem të marrë një zgjidhje të shpejtë dhe ta rikuperojë sa më parë kafshën e saj të dashur.





