Shërbimi Social Shtetëror ka publikuar një informacion të rëndësishëm
në lidhje me zbatimin e vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave më 22 korrik.
Ky vendim përmban ndryshime të konsiderueshme në lidhje me përfitimet që marrin personat me aftësi të kufizuara, si dhe ndihmësit e tyre personalë.
Sipas këtij institucioni, ndonëse vendimi është miratuar më 22 korrik, ai do të hyjë në fuqi me efekt financiar vetëm nga data 1 korrik 2026. Kjo do të thotë se, që nga 1 gushti, përfituesit do të marrin pagesat sipas vlerave të reja, përfshirë këtu edhe diferencën e pagesës që u takon për muajin korrik. "Shërbimi Social Shtetëror njofton qytetarët se aktet që lidhen me ndryshimet e përfitimeve për ata me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit e tyre janë miratuar më 22 Korrik 2026 nga Këshilli i Ministrave. Ky vendim parashikon që ndryshimet do të hyjnë në fuqi me efekt financiar nga 1 korriku 2026. Prandaj, Shërbimi Social siguron se asnjë e drejtë e fituar nuk do të cenohet, dhe çdo përfitim do të zbatohet sipas vendimeve të reja, duke filluar nga 1 gushti 2026, kur përfituesit do të marrin pagesën sipas këtyre vlerave, duke përfshirë diferencën për muajin korrik.
Shërbimi Social Shtetëror falenderon të gjithë përfituesit për mirëkuptimin e tyre dhe garanton se zbatimi i këtij vendimi do të është i plotë, duke respektuar të drejtat e çdo qytetari", theksohet në njoftim.
Këshilli i Ministrave, më 22 korrik, miratoi një paketë të re masash sociale që përfshin personat me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit e tyre. Kjo paketë parashikon dyfishimin e pagesës për mbi 10 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, njohjen e periudhës së shërbimit si vite kontributi për rreth 14 mijë e 600 ndihmës personalë dhe lehtësimin e procedurave të KEMP-it për rastet kur përfitimi është shumëvjeçar. Efektet financiare nga kjo paketë do të nisin nga 1 korriku 2026, dhe kostoja totale për këtë vit pritet të jetë mbi 15 milionë euro.





