Gjatë një interviste në programin "Now" me Alba Xhanin,
meteorologia Rezarta Xhakollari theksoi se, pavarësisht një periudhe të shkurtër ftohjeje,
temperatura pritet të rritet sërish në nivele të larta. Ajo shpjegoi se në fundjavën e fundit
, vendi përjetoi reshje shiu dhe stuhi, që çuan në një rënie të përkohshme të temperaturave.
"Këto fenomene janë normale për këtë kohë vit, pasi përpara 30 vitesh temperaturat në Shqipëri dhe në shumë vende të Europës dhe Mesdheut nuk e kalonin kufirin e 30-31 gradëve", sqaroi ajo.
“Patëm një ndërprerje të verës, një stopim në këto momente kur patëm reshje shiu, stuhi dhe temperaturat pësuan një rënie këtë fundjavë. Këto janë vlera normale që para 30 vitesh në territorin e Shqipërisë, por edhe në një pjesë të mirë të Europës e Mesdheut, temperaturat maksimale nuk i kalonin 30-31 gradë”, tha ajo.
“Parashikimet afatgjata dhe stinore na tregojnë se na pret një gusht i nxehtë, ku temperaturat do t’i arrijnë edhe 40 gradë. Të paktën 10-ditëshi i parë do të mbajë më gjatë ky i nxehtë”, tha Xhakollari.





