SOECZ

Zbardhen detajet nga negociatat dramatike në Roskovec: Refit Buzi liron p*ngun para vetëvr*sjes

Pas katër orësh ankth, Refit Buzi lejoi ish-partneren e tij, Rozalinda Plakën, të largohej nga duart e tij.

Për 35-vjeçarin, me të cilin viktima kishte ndarë një lidhje nëntëvjeçare, negociatat e drejtuara nga Mariglen Korroveshaj, Shef i Stacionit të Policisë në Roskovec, rezultuan vendimtare për jetën e vajzës.

Pamjet e sjella në mënyrë ekskluzive nga News24 shfaqin oficerin Korroveshaj teksa përdor altoparlantin për të komunikuar vazhdimisht me autorin, i cili ishte bllokuar brenda automjetit së bashku me gruan.

Pas periudhës së gjatë të kundërshtimit, efektivi iu afrua vendit të ngjarjes për t’i kërkuar 35-vjeçarit që të mos dëmtonte vajzën, ndërsa detajet e bisedave mes tyre u bënë publike nga gazetarja Xhensila Kodra.

MARIGLEN KORROVESHAJ: Vajzës mos i bëj keq!

BUZI: Nuk e liroj, mos u afro KORROVESHAJ vijon negociatat: Do të zgjidhim gjithçka bashkë, ejani me mua!

BUZI: Eja merre vajzën këtu, po ta besoj ty…

Menjëherë pas këtyre fjalëve, drejtuesi i policisë lokale iu afrua mjetit, mori Rozalinda Plakën në duar dhe pasi e largoi atë në një distancë të sigurt nga autori, u kthye sërish për t’u përpjekur që Buzi të dorëzohej paqësisht.

KORROVESHAJ: Gjërat do të rregullohen, lëre armën dhe eja me mua BUZI: Largohu me vajzën, ik, unë do të rri këtu!

Mos u afro ose do të vras veten!

Duke qenë se 35-vjeçari vazhdoi të ishte i palëkundur në vendimin e tij, shefi i policisë e çoi Rozalinda Plakën në spitalin e Fierit për shkak të gjendjes së rënduar emocionale.

Megjithë përpjekjet e vazhdueshme për të shmangur tragjedinë, pak pas orës 16:35 të së premtes, Refit Buzi i dha fund jetës së tij.