SOECZ

Përgatituni për ndryshime të momentit të fundit! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Hëna e Plotë ka ndikim të fortë, kush të ketë kujdes

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit të kësaj jave në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Të gjithë ndihmoheni nga Hëna, e cila do të arrijë pikun e saj të plotë më 29 korrik në orët e para të ditës (rreth orës 12:12 sipas orës sonë). Pozicioni i saj do të sjellë një atmosferë tensionuese, pasi do të ndikohet nga Plutoni dhe do të jetë në kundërshtim me Diellin dhe Jupiterin në shenjën e Luanit. Kjo do të nxisë një tendencë për të ekzagjeruar situatat, pavarësisht shenjës, por Ujorët, Luanët, Demat dhe Akrepat do ta ndiejnë këtë ndikim më fort.

Në të njëjtën kohë, Saturni është kthyer në retrogradë, duke na dhënë mundësinë për të reflektuar dhe për të pastruar mendimet tona mbi çështjet që na kanë shqetësuar që nga shkurti. Kjo është koha e duhur për të korrigjuar gabimet e kaluara dhe për të përcaktuar një drejtim të ri.

Dashi

Për ata që janë të lindur në shenjën e Dashit, Saturni që kthehet retrogradë ofron mundësinë e rishikimit të prioriteteve dhe shqetësimeve që janë akumuluar që nga shkurti. Kjo është një mundësi për t’u pozicionuar sërish si lider dhe për të organizuar më mirë axhendën tuaj, duke pritur ndonjë ndryshim të papritur.

Demi

Gjendja e brendshme e Demave është e tensionuar, për shkak të detyrimeve që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, siç janë çështje familjare, pronësie apo pune. Deri në fund të javës, do të arrini t’i rregulloni gjërat në vendin e duhur. Kujdesuni për mënyrën e komunikimit me ata që doni; menaxhoni stresin e akumuluar për të mos e shkarkuar te ta, veçanërisht gjatë fillimit të javës.

Binjakët

Kjo Hënë e Plotë nxjerr në sipërfaqe një “mini-revolucionar” brenda jush, por ky revolucion duhet të jetë me veten dhe jo me të tjerët. Favorizoheni në organizimin e axhendës dhe ndryshimet në punë, proces që do të zgjasë deri në mes të gushtit. Kujdes me nxitimin: mendohuni dy herë përpara se të pranoni bashkëpunime të reja, pasi mund t’i paguani gjatë pasojat e një zgjedhjeje të gabuar.

Gaforrja

Për shkak se Hëna është planeti juaj udhëheqës, kjo periudhë ju ngarkon emocionalisht, duke sjellë brishtësi dhe një gjykim që mund të jetë larg realitetit. Dramaciteti dhe hiperbolizimi i emocioneve do të jenë të pranishme në komunikimin tuaj. Megjithatë, do të jeni shumë të mirë në menaxhimin e ekonomisë, duke llogaritur çdo shpenzim me “laps e letër”. Brenda vetes ndjeni optimizëm, por e mbani të kamufluar mirë.

Luani

Me Diellin dhe Jupiterin në shenjën tuaj, këtë javë pritet që tendenca për ekzagjerim dhe imponim të arrijë një kulm. Mund të ndiheni të zhgënjyer nga disa persona që ju rrethojnë ose mund t’i gjykoni ata më ashpër se ç’duhet. Tregoni kujdes në ambientet profesionale deri në mesin e shtatorit. Pas ndikimit të Hënës, Dielli dhe Jupiteri do të shërbejnë si aleatë të fortë për iniciativat tuaja.

Virgjëresha

Një ndikim pozitiv nga Venusi ju bën të ndiheni të mbrojtur dhe të qetë. Kjo është një javë e shkëlqyer për të mbyllur çdo borxh financiar ose për të përfunduar çështje me afate të shkurtra. Hëna e Plotë do të ndikohet te miqësitë, ku pritet që të largoni ata që nuk ju kuptojnë ose që ju shkaktojnë lodhje. Nëse vendosni të largoni ndonjë person, bëjeni në një mënyrë që të hidhni mundësinë e një kthimi të mundshëm.

Peshorja

Një optimizëm i dukshëm mbizotëron në projektet tuaja profesionale dhe ekonomike, por Hëna e Plotë ndikon në marrëdhëniet personale, duke ju bërë të ndiheni të kufizuar. Kjo mund të çojë në debate të forta në çift. Kuptoni se kjo është thjesht një pasojë e energjisë së Hënës dhe mos u nxitoni në përfundime. “trazoni ujërat” deri pas 13 gushtit.

Akrepi

Kjo periudhë ju fton të transformoni ndryshimet e mëdha që keni filluar në jetën tuaj. Hëna e Plotë mbi Plutonin jep ndjenjën se “e djeshmja u mbyt” dhe ndihmon në vendosjen e një qasjeje të re. Besoni në instinkt dhe inteligjencën tuaj për të kaluar në një fazë të re.

Shigjetari

Hëna e Plotë ka një ndikim të theksuar në aspektet sociale për ju, por do të jeni të kujdesshëm në komunikim për shkak të Mërkurit në Gaforrje. Dielli dhe Jupiteri janë në favorin tuaj për dokumente, letra, njohje të reja dhe ndryshime të rëndësishme. Kjo është koha për të shijuar një version më të avancuar të vetes.

Bricjapi

Hëna e Plotë mund të nxjerrë në pah disa shqetësime të kaluara ose pasiguri lidhur me pamjen tuaj. Shfrytëzoni fillimin e javës për takime zyrtare dhe çështje pune, sepse mund të arrini marrëveshje të favorshme. Bëni kujdes se ku e shpenzoni energjinë negative; keni tendencën ta shprehni këtë më shumë në shtëpi ose me prindërit.

Ujori

Të gjithë sytë janë te ju këtë javë, por kujdesi është i nevojshëm. Nëse do të nënshkruani dokumente apo do të merrni vendime të rëndësishme, ka mundësi të bëni gabime ose të injoroni detaje të rëndësishme. Do të jeni në një proces të vazhdueshëm analize të vetes (“pse e bëra kështu?”), por ky vetëgjykim nuk është gjithmonë i besueshëm. Shfrytëzoni ndikimin e Marsit në Binjakë për veprime konkrete.

Peshqit

Hëna e Plotë sjell pasiguri në aspektin profesional. Mos merrni vendime të nxituara të bazuara në emocione, pasi ato mund të janë të gabuar. Fokusohuni në çështjet personale dhe menaxhimin e financave. Deri më 12 gusht, rishikoni informacionet që keni para se të bëni hapat e ardhshëm në karrierë.