Close Menu
Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
    • Kryesore
    • TvShow
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit

    Dëllinja ‘ilaç’ për shpirtin dhe shëndetin / Ylli Merja: Ja si ta përdorni mrekullinë kurative të natyrës per…

    0
    By admin on January 23, 2025 Këshilla Shëndeti

    Vlerat dhe vetitë kuruese të dëllinjës së zezë dhe të kuqe, nga mushkëria, veshkat dhe reumatizma

    Natyra jonë na ka falur një tokë të bekuar me larmishmërinë e bimëve mjekësore, të cilat janë ‘aleati’ më i mirë i njerëzimit për një jetë të shëndetshme.

    E tillë është dhe dëllinja, një bimë shumë e përhapur në Shqipëri në zonat malore me veti të fuqishme antibakteriale.

    Kjo bimë është shëruese nga rrënja deri te fruti, por megjithatë, më së shumti përdoren frutat, të cilat vilen në pjesën e dytë të verës e deri në vjeshtën e vonshme.

    Frutat mund edhe të thahen, dhe kështu mund të përdoren gjatë gjithë vitit.

    Veçoritë shëruese të dëllinjës njihen që nga lashtësia, ndërsa me siguri keni dëgjuar apo provuar edhe rakinë e famshme të dëllinjës.

    Frutat e saj më së shumti janë përdorur për problemet në stomak dhe problemet me kanalet urinare, pasi njihet si një nga diuretikët më të mirë natyrorë.

    Dëllinja e kuqe dhe e zezë zë një vend nderi në mjekësinë alternative, ndaj në rubrikën ‘Bima dhe Shëndeti’ në ‘Rreze Dielli’ me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për vlerat e jashtëzakonshme të dëllinjës, për gamën e gjerë të problematikave shëndetësore që kuron dhe si ta përdorim atë kombinuar dhe me produkte të tjera për një rezultat sa më efektik në trajtimin natyral të sëmundjeve.

    “Dëllinja është një bimë që ne si vend na ka bërë krenar” e nis kështu bisedën specialisti Merja, duke treguar se një grup gazetarësh nga Gjermania dhe Franca vetëm pak ditë më parë teksa vizitonin Shqipërinë kanë treguar një interes shumë të madh për këtë bimë, sa i takon varianteve të dëllinjës që rriten në vendin tonë dhe përdorimet e saj në mjekësinë alternative.

    Populli jonë nga lashtësia ka trashëguar hardiçin, pijen e famshme të dëllinjës, një eliksir sa rifreskues dhe kurativ për problemet e shiatikut, për problemet e pengesave në urinim, për problemet e bronkeve. Uji aromatik i dëllinjës është i mrekullueshëm, thotë Merja për trajtimin e sëmundjeve reumatizmale, mund të themi madje që është shumë herë më i mirë se uji i llixhave, pasi përmban plot mikroelemente që përmirësojnë qarkullimin e gjakut nëpër artikulacione.

    Në vendin tonë rriten 6 lloje dëllinjash, më të përdorshmet janë dëllinja e zezë dhe dëllinja e kuqe, antioksidantë të mrekullueshëm, antiviralë dhe antibakterialë me përbërës kimik aktiv, të cilat i japin kësaj bime vlera të mëdha shëndetësore.

    “Duke qenë se vetë dëllinjat kanë përbërës kimikë të ndryshëm nga njëri- tjetri, edhe përfitimet në dobi të shëndetit janë të ndryshme” shprehet Merja. Dëllinja e zezë ul aciditetin e stomakut, qetëson sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, astmën, kataret në bronke, çistet, dhimbjet reumatizmale, aciditetet në zorrë, ekzema, ngërçet muskulare, shton diurezën, qetëson kollën.

    Ndërsa vlerat shëndetësore të dëllinjës së kuqe: qetëson dhimbjet e shiatikut, është antireumatizmale, trajton ftohjet muskulare, përmirëson oreksin dhe diurezën.

    “Për personat që vuajnë nga aciditeti i stomakut, dëllinja është një ilaç, mund të përtypin disa kokrre dëllinje (5-6 copë), të cilat ndihmojnë në neutralizimin e aciditetit. Nëse do të përgatisim çaj me dëllinjë duhet të kemi parasysh se duhet t’a vlojmë më shumë se çajrat e tjerë, rreth 8-10 minuta, për shkak të rrëshirës që mbështjell kokrrat e saj”, nënvizon specialisti Merja. Dëllinja ka në brendësi të saj vajra esencial, po ta shikojmë frutin në brendësi ka dhe polifenole, që nëse ne hamë pak do të na japë një rrudhëtirë në gojë, falë dhe tanineve, dhe sidomos për njerëzit që kanë diare apo që kanë katare në rrugët e frymëmarrjes kjo bën jashtëzakonisht mirë.

    Përdorimet e dëllinjës, frutit të vogël me veti të çuditshme terapeutike

    – Hardiçi, pije tradicionale e lashtësisë, përdorej në raste të temperaturës së lartë, bronkit, astmë, kollë, probleme me stomakun, vështirësi në tretje
    – Tingtura alkool 70-75 ml alk 70-72° lihet 2 javë dhe pihet 2-3 herë në ditë nga 30 pika, mënjanohet aciditeti i stomakut dhe shfaq veti tretëse
    – Verë e bardhë 1 litër + 50-70 gr dëllinjë, pihet 150 ml verë në ditë, është një tretës i mrekulleshëm
    – Çaji i gjetheve të dëllinjës, 80 gr gjethe në 1 litër ujë, përdoret për shplarje të ekzemave apo akneve
    – Uji aromatik i dëllinjës përdoret për masazhe në këmbë që dhembin, flokët dhe kokën me ekzemë
    – Për çistet në vezore, në gjoks, për infeksionet urinare dhe reumatizmën pihen 3-4 ditë nga çaji i dëllinjës ose 90-100 pika nga ekstrakti
    – Për acarime në lëkurë, puçra, plagë bëni shpëlarje me çaj dëllinje. Shtypni dëllinjën në havan, mund të shtoni dhe hudhër dhe vendoseni mbi akne, leza apo mbi lytha
    – Banjë balsamike, ziejmë në 7-8 litra ujë 200 gr dëllinjë dhe 200 gr rigon për 3-4 minuta. Kullojmë çajin dhe e hedhim në vaskë të ngrohtë
    – Vaj për kyçet: në vaj sinapi ose në mungesë vaj kokosi 5 cc hedhim 4-5 pika vaj dëllinje dhe masazhojmë kyçet
    – Krem antireumatizmal: vaj dëllinje, dafinë, proteinë kërmilli i rrahim në havan. Ose mund të bashkojmë vaj sinapi me vaj kokosi, vaj dafine dhe vaj dëllinje nga 6-7 pika.

    SHËNIM: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

    Dellinja Ylli Merja
    Previous ArticleYlli Merja prezanton ‘frutin magjik’ insulinë natyrale e diabetikëve/ Shenjat e hershme të diabetit dhe…
    Next Article Probleme me fryrjen e barkut dhe jashtëqitjen? Mund të vuash nga sindroma e zorrës së irrituar/ Ja ç’duhet të bëni menjehere…
    ShowBizi

    Ndahet çifti i dashur, Sara dhe Dj Pm? Ky detaj shton dyshimet

    June 19, 2025

    Bleu shtëpi në Tiranë, ndjekësit ‘shpërthejnë’ ndaj Françeska Muratit: Ku i more 700 mijë euro?

    June 19, 2025

    Ish-banorja e “BBVA” bëhet nënë për herë të parë

    June 19, 2025
    Të Fundit

    Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

    June 19, 2025

    Rrjeti po zien/ Ndahet çifti i dashur, Sara dhe Dj Pm?

    June 19, 2025

    LAJM I FUNDIT/ Gjendet i pajetë në rrugë një person

    June 19, 2025
    Horoskopi

    “Është dita e duhur për…”/ Horoskopi për Sot: Ka gjasa të përballeni me…

    June 19, 2025

    Cilës shenjë do i o ofrohet një post i ri në punë? Horoskopi për sot: Do iu sulmojnë në…

    June 18, 2025

    “Shmangni tensionet dhe kompromiset”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 18, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.