Pas aludimeve të shumta që po qarkullonin së fundmi në rrjet, Brikena ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të konfirmojë ndarjen nga Mateo.
Përmes një mesazhi të gjatë të shpërndarë në grupin e saj me ndjekësit në Instagram, ajo ka sqaruar për fundin e marrëdhënies së tyre, duke treguar se vendimi është marrë me mirëkuptim.
Brikena ka pranuar se nuk e kishte të lehtë të fliste për këtë pjesë, duke qenë se preferon t’i mbajë gjërat personale private, por u ndie në detyrim për t’u dhënë një sqarim fansave:
“Pershendetje te gjitheve, Nuk e kam pasur te lehte te shkruaj kete mesazh deri me sot, sepse gjithmone kam preferuar qe gjerat personale t’i mbaj private. Megjithate, duke pare interesimin dhe pyetjet e shumta, mendoj se tani me shum se kurr ju detyrohem nje sqarim. Po, une dhe Mateo nuk jemi me bashke.”
Më tej, ajo ka mohuar çdo thashethem për konflikte mes tyre, duke theksuar se mes saj dhe Mateos ka ende vlerësim të madh për gjithçka që kanë kaluar së bashku:
“Dua te theksoj se nuk ka pasur asnje mungese respekti nga asnjeri prej nesh. Kjo eshte nje gje qe dua ta them qarte, sepse nuk do te doja qe te krijoheshin histori apo aludime qe nuk jane te verteta. Kam ende respekt per te dhe per gjithcka kemi kaluar bashke. Ka qene nje pjese e rendesishme e jetes sime dhe per kete do te jem gjithmone mirenjohese. Ndonjehere ne jete rruget ndahen, por kjo nuk do te thote se duhet te kete urrejtje apo fajesime.”
Në mbyllje të reagimit, Brikena ka zbuluar se ka vendosur të largohet përkohësisht nga disa grupe virtuale për të gjetur qetësinë e nevojshme, duke falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë:
“Per momentin kam vendosur edhe te largohem nga disa grupe. Jo sepse nuk ju vleresoj apo nuk ju dua, por sepse me ben keq te shoh postime, komente apo diskutime rreth kesaj situate. Kam nevoje per pak qetesi dhe kohe per veten time. Ju falenderoj nga zemra per gjithe dashurine, mbeshtetjen dhe respektin qe me keni dhene gjithmone. Do t’ju jem mirenjohese pafund per cdo fjale te mire dhe per cdo moment qe keni qene prane meje. ❤️ Me dashuri Briki 🫶🏼”





