
Fotoja që shihni është e 20-vjeçarit Orest Mahmutaj, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në një aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident u përfshinë dy automjete, të cilat u përplasën në rrethana ende të paqarta. Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve doli nga rruga dhe u përmbys, ndërsa automjeti tjetër tip “Audi” pësoi dëmtime të konsiderueshme materiale.
Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe tre shtetas nga Fieri, Shyqiri Liko, Dalip Troka dhe Erjon Barjamaj, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Viktima, Orest Mahmutaj ishte nga Lazarati dhe po udhëtonte në automjet së bashku me vëllain e tij.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen ende në vendngjarje, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e plotë ta ngjarjes.






