Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Tiranë ku një i ri është gjetur i vdekur në banesën e tij.
Sipas informacioneve të bëra me dije nga vetë Policia e Shtetit mësohet se rreth orës 04:35 në ambientet e një banese në Astir është gjetur pa shenja jete 25-vjeçari me ininciale E.K.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.
“Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. K., rreth 25 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale”, thuhet në njoftimin e Policisë.





