SOECZ

Françeska Murati paralajmëron: “Ka ardhur momenti të tregoj të vërtetën” (VIDEO)

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Françeska Murati, ka lënë të kuptohet se së shpejti do të bëjë një deklaratë publike për çështje që, sipas saj, janë komentuar në mënyrë të pavërtetë.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ajo shfaqet duke dhënë një mesazh të shkurtër, pa zbuluar ende detaje konkrete për atë që pritet të rrëfejë.

“Ka ardhur momenti të tregoj të vërtetën. Kam dëgjuar shumë gjëra të pavërteta për veten time dhe kam vendosur të hesht. Ka ardhur momenti që unë të flas”, shprehet Françeska në video.

Deri më tani, ajo nuk ka sqaruar se cilave pretendime do t’u përgjigjet. Megjithatë, prej kohësh në rrjetet sociale kanë qarkulluar komente dhe aludime që lidhen me jetën e saj personale, raportin me ish-partnerin, si edhe me stilin e jetesës.

Deklarata e saj ka ngjallur menjëherë interes te ndjekësit, të cilët tashmë presin të mësojnë se cilat janë të vërtetat që Françeska Murati ka vendosur të bëjë publike.