SOECZ

Ngjarje TRAGJIKE në vend/ Banesa bëhet shkrumb e hi, humb jetën një person!

Një banesë në Korçë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, nga ku bëhet me dije se 74-vjeçari Urim Hysolli ka ndërruar jetë.

Paraprakisht raportohet se zjarri sapo ka rënë në katin e parë të pallatit. Ndërsa tymi thuhet se ka zaptuar zonën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe forcat e policisë të cilët po bëjnë evakuimin e banorëve.

Ndërsa dyshohet se shkaku i zjarrit është si pasojë e një pakujdesie por deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar.

Pritet të dalin detaje të reja në vijm.