DJ i njohur kosovar, Gimbo, dhe partnerja e tij, fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, po shijojnë disa ditë relaksi në Budva të Malit të Zi, duke mos hezituar të ndajnë me ndjekësit momente nga pushimet e tyre romantike.
Ishte vetë Gimbo ai që publikoi në Instagram një fotografi pranë pishinës, ku ai dhe Selini shfaqen duke shijuar diellin dhe atmosferën verore.
Dyshja duken të lumtur dhe të relaksuar, ndërsa poza e tyre ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët e kanë mbushur postimin me komente pozitive dhe urime.






