SOECZ

Zbardhen DEATAJE TR0NDITESE/ ‘Joshën policin dhe e sh*ntazhuan’, dh*n*eset e 17-vjeçares pjesë e një rrjeti…

Zbardhen detaje të tjera nga hetimet për ngjarjen e rëndë në Fier, ku tre vajza dhunuan një 17-vjeçare, e filmuan dhe më pas e publikua në rrjetet sociale. Sipas informacioneve të bëra publike nga gazetari Eraldo Harlica, hetimet kanë nxjerrë në pah dyshime se vajzat e përfshira nuk vepronin vetëm, por dyshohet se ishin pjesë e një skeme shantazhi.

Sipas tij, pas denoncimit të ngjarjes në polici, vajzat kanë kontaktuar një efektiv policie duke e ftuar në një hotel me pretendimin se dëshironin të diskutonin për situatën. Pasi ai ka mbërritur në ambientet e hotelit, dyshohet se është filmuar dhe fotografuar, materiale që më pas janë përdorur për ta shantazhuar me qëllim përfitimin e parave.

Mirëpo ky nuk është rasti i vetëm pasi nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se vajzat nuk vepronin vetëm, por së bashku me persona të tjerë të afërt me to, joshnin burra, i takonin në hotele ose në ambiente të ndryshme dhe më pas i fotografonin apo filmonin për t’u kërkuar para në këmbim të mos publikimit të materialeve komprometuese. Raportohet se raste të ngjashme dyshohet të kenë ndodhur edhe në automjete, ku viktimat fotografoheshin dhe më pas përballeshin me kërkesa për para.

“Polici ishte joshur nga vajzat, i kanë thënë që duam të flasim që të mos kishin probleme. Këto vajza e kishin thirrur dhe i kishin dhënë vendndodhjen e një hoteli, dhe aty i kanë bërë video dhe foto policit duke e shantazhuar. Dhe më pas i kanë kërkuar para duke e shantazhuar, nuk ka pasur marrëdhënie intime me sa kam dijeni, thjeshtë momenti që ka shkuar në hotel, madje i kanë marrë dhe lekë. Bashkë më te dashurit kishin rrjet shantazhet dhe gjobash.

Besoj se prokuroria do dalë më akuza të reja se janë vërtetuar raste që këto vajza gjenin burra i ftonin në hotele dhe pasi i fusnin në dhomë, bënin foto dhe i shantazhonin. Madje dhe në semaforë u futeshin në makina dhe bënin foto e video dhe i shantazhonin”, tha gazetari për "Top Story", ndërkohë autoritetet pritet të thellojnë hetimet për të verifikuar këto pretendime dhe nuk përjashtohet mundësia që ndaj të dyshuarve të ngrihen akuza të tjera, nëse provohet ekzistenca e një skeme të organizuar shantazhi.

Më herët, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, bëri të ditur se në këtë çështje rezulton i përfshirë edhe një oficer policie, i cili fillimisht ishte pezulluar nga detyra dhe më pas u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit. Sipas tij, efektivi kishte krijuar marrëdhënie të papërshtatshme me vajzat e përfshira në ngjarje, duke cenuar rëndë figurën e institucionit.