SOECZ

Kemi të reja nga Ledri Vula dhe Sara Hoxha

Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë lënë pas çdo gjë për t’u bashkuar në një ditë tejet të rëndësishme për vajzën e tyre, Poem Blu.

Ish-çifti kanë shoqëruar të voglën e tyre 5-vjeçare në programin festiv të organizuar për përfundimin e vitit shkollor. Prindërit kanë ndarë momente mjaft të ëmbla në rrjetet e tyre sociale, duke treguar mbështetjen e pakursyer për Poem në këtë ditë të veçantë.

Në foton e publikuar nga Sara në Instastory, shihet e vogla duke i dhuruar një puthje të ngrohtë në faqe mamasë së saj, teksa shihet e veshur me kostumin e shfaqjes.

Nga ana tjetër, edhe Ledri ka ndarë një imazh tejet prindëror, ku shfaqet me një buzëqeshje të madhe teksa mban në krahë Poem,

duke treguar qartë krenarinë dhe lumturinë e tij si baba në këtë moment të rëndësishëm.


Edhe pse rrugët e tyre si çift kanë përfunduar, dyshja dëshmon edhe një herë se prioriteti i tyre absolut mbetet lumturia dhe rritja e vajzës, duke u gjendur pranë saj së bashku në çdo hap të rëndësishëm të fëmijërisë.

×