Astrologia Meri Shehu ishte sot në studion e emisionit “Rudina”, në Tv Klan, ku bëri parashikimin javor të 12 shenjave të horoskopit, ashtu sikurse i vlerësoi edhe me disa yje. Në krye të listës qëndrojnë Luani dhe Ujori, ndërsa vetëm një yll ka marrë Demi.
Është një javë që fillon dhe ndryshon pozicioni i Jupiterit pasi në datën 28-29 kalon në shenjën e Luanit dhe ndryshon komplet mënyrën se si i kemi parë të gjitha gjërat. Jupiteri në Luan tregon ndryshim të madh në gjendjen shpirtërore, bëhemi më festivë, më të dashur, mund të ndodhin edhe ndarje përveç martesave. Fëmijët do marrin shumë rëndësi, ligjet për fëmijët apo çdo gjë që rrotullohet rreth tyre. Do ketë ndryshim të bursës, pasi floriri do marrë një rritje të madhe, sikurse theksojmë se është një material signifikues për Luanin.
Por jemi ende me Jupiterin në Gaforre, teksa edhe Mërkuri i kthehet kundër kësaj shenje, Marsi futet në Binjakë pas shumë kohësh në Dem, kështu që ka mjaft gjëra për të folur mbi këtë javë.
Dashi – 4 yje
Do fillojnë të ndihen sikur diçka e madhe po vjen drejt tyre, por mos t’i rrëmbejë kjo ndjenjë. Disa debate familjare u kthehen kundër, duke krijuar konfuzione gjithashtu. Kujdes në udhëtime.
Demi – 1 yll
Vetëm një yll, pasi Mërkuri i kundërt në Gaforre “përmbys gjithçka”. Mërkuri në Gaforre i ka ndihmuar, sidomos në marrëdhënie me fqinjët, të afërmit, por kësaj jave i fut në një konflikt të çuditshëm dhe ua komplikon planet. Plus, futja e Marsit në Binjakë do bëjë që Demët të merren me çështje ekonomike, por do të kenë një lajm të mirë në sferën erotike me Hënën e Plotë në Bricjap në datën 28.
Binjakët – 3 yje
Binjakët përgatiten për dy lajme të mëdha, surpriza të mëdha. Marsi do futet në shenjën e tyre, natyrisht do u japë energji, komunikim, lëvizje, novacion të madh. Por, Mërkuri i kundërt tregon probleme me ekonominë, ndaj duhet të kenë kujdes në këto çështje pasi fillojnë dhe komplikohen.
Gaforrja – 2 yje
Çfarë nuk ndodh te Gaforret, por më të favorizuara do jenë të lindurit në 10-ditëshin e tretë. Aty do shikojmë që duhet ta marrin këtë energji pozitive, se nuk u vjen më, një herë në 12 vite. Mos të harrojmë se sot është futur Dielli në Gaforre dhe është dita më e gjatë e vitit dhe kemi ndryshime të mëdha.
Luani – 5 yje
Afërdita është në shenjën e tyre, futet edhe Marsi në Binjakë dhe i jep stabilitet dhe i mbron. Do kemi një lajm të mirë ekonomik, por duhet parë çfarë do jenë paratë e marra nga të tjerët. Këto para duhen marrë nga fillimi i javës tjetër dhe kjo i bën të parapërgatiten për një çështje me rëndësi të madhe në jetën e tyre.
Virgjëresha – 2 yje
Futja e Marsit në Binjakë bën që njerëzit të jenë shumë antagonistë me Virgjëreshën në lidhje me karrierën. Do kenë një muaj që do lodhen shumë, ose eprorët do u kërkojnë shumë llogari, ose do kenë kërkesa të mëdha nga vetja, gjëra këto që do i bëjnë të jenë në lëvizje. Megjithatë, futja e Jupiterit në Luan nuk është edhe lajmi më i mirë për Virgjëreshën, sepse do futen në një fazë parapërgatitore, sikur i mbyll në mendimet e tyre, për të avancuar. Megjithatë, Hëna e Plotë në Bricjap është një lajm shumë i mirë: udhëtime, kontakte me jashtë dhe pozitivitete të mëdha i presin.
Peshorja – 4 yje
Me Marsin në Binjakë do jenë shumë të rëndësishme aspektet si udhëtimet, kontaktet me jashtë, bisedat; shumë aktivë, do marrin drejtime të rëndësishme, por ka një problem me karrierën kësaj here. Prandaj edhe nuk marrin pesë yje, sepse Mërkuri që do kthehet i kundërt dhe ndikon te karriera, prish marrëdhëniet me eprorët. Të kenë kujdes me jetën personale dhe me ligjin.
Akrepi – 3 yje
Akrepët e lindur në 10-ditëshin e tretë janë në fazën më të mirë kësaj jave, pasi do marrin dhurata nga Jupiteri në Gaforre dhe aty do t’i marrin në mënyrë të plotë. Të gjithë ata Akrepë që nuk janë favorizuar deri më sot, pritet të ndodhë tani. Megjithatë duhet të kenë kujdes me shpenzimet, me kontaktet me jashtë, me çështjet ligjore. Është një periudhë e mirë për t’i rregulluar, por të mos ndërmerren udhëtime në vende ku nuk kanë qenë ndonjëherë, sepse komplikohen nga Mërkuri i kundërt.
Shigjetari – 3 yje
Bota lulëzon edhe një herë për të gjithë Shigjetarët, por Marsi që futet përballë shenjës së tyre tenton të krijojë konflikte me partnerët. Mund të ketë ndarje, probleme, pasiguri, debate të forta dhe antagonizma shumë të fuqishme, ndaj duhen marrë gjërat me kujdes. Gjithashtu, çështjet ekonomike mund të hasin komplikacione deri javës tjetër, por të shihen me kujdes shpenzimet.
Bricjapi – 3 yje
Do shpëtojnë nga Jupiteri përballë shenjës së tyre, por edhe do ketë martesa për ata të lindurit në 10-ditëshin e tretë. Hëna e Plotë në Bricjap hap një portë të re, që mundëson vlerësimin e gjendjes aktuale. Sa i përket Jupiterit në Luan, fokusin do e vendosë për Bricjapët në aspektin ekonomik, por hasen disa problematika të mëdha në bashkëpunime me Mërkurin përballë. Pra, mos ndryshoni punë, mos hyni në debate.
Ujori – 5 yje
Ujori dhe Luani janë diagonalja për të cilën do flitet për një vit rresht. Jupiteri në Luan kap drejtpërsëdrejti edhe Ujorin, kështu që edhe personat në këtë shenjë do kenë shumë gjëra në jetën e tyre: do fejohen, do martohen, do bashkëpunojnë… Por çfarë ndodh tani? Problemet me punën; disa Ujorë që duan të ndryshojnë punë ose kanë probleme duhet t’i rregullojnë. Marsi në Binjakë për ta do të thotë se janë të papërballueshëm në gjetjen e diçkaje që u pëlqen ose që duan ta marrin, do jenë instinktivë.
Peshqit – 2 yje
Favorizohen të lindurit në 10-ditëshin e tretë, do jenë ata që do marrin të gjitha dhuratat e Jupiterit këtë javë dhe do shikojnë që do kenë fat. Mërkuri i kundërt do komplikojë jetën e disa Peshqve, sidomos në dashuri. Marsi në Binjakë sikur i bën pak agresivë dhe nuk i qetëson. Por një lajm i madh vjen nga e hëna ose e marta e javës që vjen me Hënën e Plotë në Bricjap.





