Çifti i njohur për publikun, Sara Gjordeni dhe Bardhi, po kalojnë një periudhë të veçantë në jetën e tyre familjare, teksa shumë shpejt do të mirëpresin fëmijën e tyre të dytë.
Lajmin e shtatzënisë Sara e kishte ndarë më herët me ndjekësit gjatë një puntate të emisionit “She’s on Top”, duke sjellë një surprizë të bukur për publikun që i ndjek.
Çifti, i cili tashmë ka një vajzë të quajtur Nea që së shpejti mbush dy vjeç, ka zbuluar së fundmi edhe gjininë e foshnjës që po presin.

Në një postim emocional në rrjetet sociale, ata kanë bërë të ditur se janë në pritje të një vajze tjetër, duke e zgjeruar familjen me një tjetër princeshë.
Momenti i zbulimit të gjinisë është ndarë përmes një videoje të veçantë familjare, ku vajza e tyre e vogël Nea luan rolin kryesor.
Në pamje shihet ajo duke prekur tortën e përgatitur, e cila brenda kishte ngjyrën rozë, duke konfirmuar kështu se familja e tyre do të rritet me një tjetër vajzë.
Sara dhe Bardhi u njohën në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania, ku edhe më pas vazhduan romancën e tyre.





