Pak para shpalljes së finalistit të parë të Ferma VIP, një sondazh i publikuar në rrjetet sociale ka nxjerrë një diferencë të madhe mes dy fermerëve në garë, Mimozës dhe Romirit.
Sipas rezultateve të publikuara, Mimoza kryeson bindshëm me plot 89% të votave të publikut, ndërsa Romiri ka marrë vetëm 11%.
Këto shifra tregojnë një mbështetje të jashtëzakonshme për Mimozën, e cila sipas këtij sondazhi duket favoritja absolute për të siguruar biletën drejt finales së madhe.
Diferenca e madhe mes dy konkurrentëve ka habitur edhe ndjekësit e formatit, të cilët po komentojnë masivisht rezultatin në rrjetet sociale.
Megjithatë, si gjithmonë, mbetet për t’u parë nëse ky trend do të reflektohet edhe në votimin zyrtar, pasi surprizat nuk kanë munguar asnjëherë në Ferma VIP.
Tashmë të gjithë sytë janë drejt Prime-t, ku do të mësohet nëse Mimoza do të shpallet zyrtarisht finalistja e parë e këtij sezoni.






