SOECZ

TRAGJEDI në Ksamil/ Skafi i Policisë Kufitare përplaset me mjetin lundrues turistik, humb jetën 20-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirin e Ksamilit, ku një mjet lundrues turistik është përplasur me skafin e Policisë Kufitare të Sarandës.

Sipas informacioneve të konfirmuara deri tani, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 20-vjeçari Albiano Kreci, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Menjëherë pas përplasjes, ekipet e emergjencës dhe ambulancat kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke transportuar të lënduarit drejt urgjencës së Spitalit të Sarandës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, ndërsa ekspertët kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit dhe përgjegjësitë përkatëse.

Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në përplasjen mes mjetit turistik dhe skafit të Policisë Kufitare, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga autoritetet për të sqaruar dinamikën e ngjarjes.

Ngjarja ka tronditur pushuesit dhe banorët e zonës, teksa një ditë vere në një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike të vendit është kthyer në tragjedi