Gazetari i njohur, Bledi Mane, ishte një ditë më parë i ftuar në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, ku temë e radhës ishte për mitin e standardeve të bukurisë dhe asaj çfarë fshihet pas ekranit, ‘mos më ki idhull mua se nuk jam real apo reale’.
Gjatë fjalës së tij, gazetari i njohur u kthye te homazhet e bëra për ish-kryeministrin, Fatos Nano, i cili ndërroi jetë më 31 tetor 2025.
Mane u shpreh se ‘shumica e anëtarëve të kabinetit të qeverisë dhe e politikanëve të Partisë Socialiste kishin nga 3 kameramanë ose fotografë me vete’.
Sipas gazetarit, e gjithë kjo ishte një hipokrizi e veshur në të zezë dhe qv duhet të zhduket nga rrjetet tona sociale,
“Është pak e kobshme, po e di çfarë pashë te ceremonia mortore e Fatos Nanos?
Shumica e anëtarëve të kabinetit të qeverisë dhe e politikanëve të Partisë Socialiste kishin nga 3 kameramanë ose fotografë me vete.
Pozat e tyre, takimet me Xhoanën, me familjarët, ishte një hipokrizi e veshur në të zezë po që t’i sillte zorrët deri në fyt. Pra kjo lloj hipokrizie duhet të zhduket nga rrjetet tona sociale”, tha Bledi Mane.





