Policia e Matit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në liqenin e Ulzës.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi A. Z., 37 vjeç, banues në Laç, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit lundrues që po drejtonte dhe ka rënë në ujë.
Teksa është përpjekje për të marrë përsëri kontrollin ose për t’u kapur pas mjetit lundrues, ai dyshohet se është mbytur.
Në lidhje me ngjarjen tragjike, janë njoftuar polumbarët e RENEA-s, të cilët po punojnë për gjetjen e trupit të të riut. Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mat / Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Mat ka marrë njoftim se shtetasi A. Z., 37 vjeç, banues në Laç, dyshohet se, duke drejtuar një mjet lundrues në liqenin e Ulzës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka rënë në ujë. Më pas, në tentativë për të kapur sërish mjetin lundrues, dyshohet se është mbytur.
Janë njoftuar polumbarët e RENEA-s, për gjetjen e 37-vjeçarit, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, së bashku me grupin hetimor, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





