SOECZ

Krmi që tronditi vendin, flet për herë të parë partnerja e Refit Buzit, ku i coj 830 mijë paund…

Autoritetet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes së rëndë që ndodhi tre ditë më parë në Roskovec.

Në fokus të grupit hetimor mbetet sërish dëshmia e 24-vjeçares Rozalinda Plaka,

ish-partnerja e autorit Refit Buzi. Kjo e fundit u mbajt peng nga 35-vjeçari,

i cili më parë kishte shkaktuar vdekjen e prindërve të saj. Sipas informacioneve nga hetuesit,

rrëfimi fillestar i së resë nuk ka hedhur dritë mbi motivet e krimit që çoi në vrasjen e dyfishtë dhe vetëvrasjen e autorit pas dhjetë orë negociatash me policinë dhe forcat RENEA.

Menjëherë pas lirimit, 24-vjeçarja ka rrëfyer vetëm dinamikën e ngjarjeve të ndodhura në shtëpinë e saj mëngjesin e 24 korrikut. Duke qenë në gjendje të rënduar emocionale, ajo tregoi se u zgjua nga zhurmat dhe gjeti Refit Buzin në dhomën e saj të pajisur me një armë gjahu.

“Më kërcënoi të shkoja në makinë me të dhe ta ndiqja nga pas”, u shpreh ajo përpara hetuesve. 24-vjeçarja sqaroi se në atë moment nuk e kuptoi përmasën e ngjarjes. “Pashë vetëm babanë të shtrirë në kuzhinë, ndërsa nënën nuk arrita ta shihja”, shtoi ajo në dëshminë e saj.

Lidhur me arsyet e ndarjes dhe pretendimet për shumën prej 830 mijë paundësh që thuhet se autori kishte dërguar nga Anglia, 24-vjeçarja nuk dha shpjegime, çka bën të domosdoshme marrjen e saj sërish në pyetje.

Ngjarja ndodhi më 24 korrik në fshatin Vidhisht, ku Kosta Plaka humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij Belere Plaka ndërroi jetë në spital.

Autori Refit Buzi i dha fund jetës brenda makinës së tij, pasi refuzoi dorëzimin pas dhjetë orësh përballje me autoritetet. Krimi në Roskovec mbetet subjekt i hetimeve intensive për të verifikuar pistat e mundshme. Sipas të dhënave, Refit Buzi qëlloi për vdekje ish-vjehrrin, Kosta Plaka, dhe plagosi rëndë Belere Plakën, e cila nuk mbijetoi.

Pas kësaj, ai mori peng ish-partneren dhe qëndroi i izoluar për disa orë në rrethimin e forcave të policisë dhe RENEA-s, derisa u vetëvra në automjetin e tij. Një ndër hipotezat kryesore është refuzimi i 24-vjeçares për të vijuar marrëdhënien me të. Çifti kishin bashkëjetuar më parë në Tiranë, ku e reja studionte për Infermieri.

Sipas familjarëve, mes tyre kishte mospërputhje moshe dhe pas ndarjes, 24-vjeçarja u detyrua të kthehej në fshat për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme me armë nga ana e Buzit, çka e detyroi edhe të linte studimet. Sipas familjes së viktimave, 35-vjeçari ishte ndaluar disa herë dhe mbante masën “arrest në shtëpi”. Nga ana tjetër, prindërit e autorit e shohin konfliktin si pasojë e mosmarrëveshjeve financiare.

Ata pretendojnë se djali i tyre kishte kërkuar kthimin e parave të dërguara nga Anglia, çka acaroi marrëdhëniet mes palëve. Babai i autorit deklaroi se marrëdhëniet u përkeqësuan kur ai kërkoi kthimin e shumës monetare, ndërsa shtoi se çifti takohej fshehurazi edhe pas ndarjes.