SOECZ

Moti sjell të papritura të mëdha, ja cfarë pritet të ndodh sot!

Hënë e hënë, Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme sipas të dhënave të SHMU.

Parashikimi i motit tregon vranësira, ndërsa pas orëve të pasdites pritet që të ketë kthjellime të përkohshme dhe vranësira të lehta në zonat malore.

Reshjet e shiut pritet të fillojnë që në orët e para të 24-orëshit, duke u shfaqur fillimisht në veriperëndim dhe duke u shtrirë gradualisht në veri, si dhe në disa vende të qendrës me intensitet të ulët. Në veriperëndim, reshjet do të kenë intensitet mesatar deri të lartë, në formën e shtrëngatave dhe stuhive, shoqëruar nga shkarkesa elektrike dhe breshër në disa zona.

Rreth mesditës, reshjet do të mbulojnë një pjesë të madhe të territorit me intensitet të ulët. Në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër, reshjet do të intensifikohen deri në mesatar, me shtrëngata shuaji hera-herës. Gjatë orëve të pasdites, reshjet pritet të përqendrohen në relieve malore me intensitet të ulët, ndërsa në mbrëmje do të ketë ndërprerje të këtyre reshjeve në të gjithë vendin.

Era do të fryjë nga jugu me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila në bregdet dhe në zonat luginore, gjatë zhvillimit të vranësirave, mund të arrijë deri në 20 m/s.

Valëzimi në det pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.